-5.3 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Kurti kumton lajmin: Nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave me rritje për nënat

Kryeministri kujdestar, Albin Kurti, tha se nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave me rritje për nënat që marrin shtesa për fëmijët, shkruan Mitrovica SOT

Ai tha se nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.

Postimi:

Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:
– një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.

Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!

TË FUNDIT

TË FUNDIT