Në Mitrovicën e Jugut, më datë 20 nëntor 2025, rreth orës 17:30, policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje. Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.
Të dy viktimat kanë marrë tretman të menjëhershëm mjekësor pas incidentit.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të rrethanave.


