0.5 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Supremja vendos, nuk do të ketë rivotim në Mitrovicë

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkonte të ketë përsëritje të votimit të balotazhit për kryetar të Mitrovicës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 14 nëntor vendosi që të mos ketë rivotim pas ankesës së PDK-së për fletëvotime të përziera ndërmjet klasave dhe problemeve me shfaqjen e numrit serik në fletëvotime. PZAP-ja e pati cilësuar të pabazë ankesën duke thënë se ankuesi nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar parregullsitë.

Pas kësaj, PDK-ja u ankua në instancën më të lartë. Të enjten, Supremja ka njoftuar se e ka refuzuar ankesën e PDK-së duke e pranuar si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin e PZAP-së./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT