0.5 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor, ofendim për qytetarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se data 21 dhjetori është data më e përshtatshme për t’u mbajtur zgjedhjet parlamentare meqenëse sipas tij Kosova ka humbur mjaftueshëm kohë.

Ai e quajti përbuzje “dëshirën” që zgjedhjet të mbahen me 28 dhjetor.

“Duke qenë se i është humbur shumë kohë Kosovës dhe ka akumulime të temave buxhetore me respekt të qytetarëve të vendit me kohën e humbur kemi propozua që 21 dhjetor të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare dhe në këtë mënyrë do ta fitojmë të paktën 1 javë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin”, tha Haradinaj.

Ai propozimin e VV-së për 28 dhjetor e quajti si arrogancë politike.

“Është një arrogancë nga politika, përbuzje deri në ofendim me u shpallë zgjedhjet me 28 dhjetor, periudhën e pushimeve dimërore e me vazhdu me numërimi e rezultate edhe në Natën e Vitit të Ri. Data 21 dhjetor është më e duhura. Por cilado qoftë data ne jemi të gatshëm dhe shkojmë të vetëm në zgjedhje”, deklaroi ai./Paparaci

TË FUNDIT

TË FUNDIT