-4.6 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Kurti uron Hamzën: Do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt

Kryeministri kujdestar, Albin Kurti ka uruar Bedri Hamzën pasi u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT