Enver Hoxhaj nga PDK në konventën e kësaj partie njoftoi paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në garën për kryetar.
Ai shtoi se do të respektojë vendimin, qëndrimin e PDK-së gjatë konventës së sotme, teksa shprehu disa fjalë për Kosovën dhe ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Unë si i tillë nuk marrë pjesë në këtë garë, por duhet të them një gjë do ta respektoj vendimin e juaj, qëndrimin e juaj, orientimin që ju e jepeni sot, kësaj konvente”, tha ai.
”Mbi të gjitha e dua Kosovën, tani e dua UÇK-në e tani e dua PDK-në, tani Hashimin e Kadrinë, e secilin prej jush në këtë sallë”, deklaroi Hoxhaj.



