Emisioni “Logjikonomia”, i cili u transmetua mbrëmë, nuk është më i qasshëm në platformën YouTube.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka publikuar një status ku shpreh shqetësim për largimin e episodit dhe mbylljen e kanalit të televizionit në YouTube, duke e cilësuar situatën ‘shumë shqetësuese’.
“Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është më në youtube. Jam tu provu me marr info çka ka ndiku në mbylljen e kanalit të televizionit në youtube. Shumë shqetësuese për besë”, ka shkruar Kusari.





