15.3 C
Mitrovice
E hënë, 17 Nëntor, 2025
spot_img

Osmani sqaron deklaratën: 900 “bandat” i referoheshin rasteve penale

Lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani në “Politico”, për shkatërrimin e 900 bandave në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, këshilltari i saj i medias, Bekim Kupina ka dhënë një sqarim.Ai thotë se përgjigja e presidentes nuk kishte të bënte me banda, por me rastet që kanë ndodhur në vendin tonë.

Tutje, Kupina tha për Klankosova.tv se Osmani asnjëherë nuk e ka paraqitur Kosovën si një vend të krimit.

“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në përgjigjen e tij.

“Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT