2.9 C
Mitrovice
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
spot_img

Enver Hoxhaj njofton kandidaturën për kryetar të PDK-së: Unë mund ta bashkoj partinë

Anëtari i kryesisë së PDK, Enver Hoxhaj, në Klan Kosova ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar të partisë, por vetëm nëse shtyhet Konventa.

“Unë dua të garoj për karrigen e kryetarit të partisë, sepse mendoj se procesi ka rëndësi. Dua të prezantoj një platformë të qartë për mënyrën se si mund ta bashkojmë PDK-në dhe t’i japim një orientim të ri për të ardhmen e partisë,” tha Hoxhaj.

“Unë jam prej atyre që do të kishte qenë në gjendje t’i bashkoj të rinjtë dhe të vjetrit, ata që janë urban dhe ata që vijën prej zonave periferike, t’i bashkoj ata që mund të debatojnë për Kantin e Hegelin por edhe ata që në një odë janë ithtarë të folklorit dhe Bijwve të Sefës. Unë mund të jem ai i cili brenda PDK mund t’i bashkon.”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT