Komentatori politik, Halil Matoshi, në “Politiko” komentoi rezultatin e parashikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse do të mbahen në fund të këtij viti.
Matoshi tregoi se kush përfiton nga rënia e Vetëvendosjes. Ai tha se PDK, LDK dhe AAK do të rriten, ndërsa për Nismën tha se e ka jashtë radarit dhe nuk ka bërë analliza për ta.
“Unë nuk e di saktë, por mundem me dhënë numra sipas kalkulimeve të mia, PDK mrrin deri 27-28%, LDK mrrin 22-23% dhe aleanca mrrin 9-10%,” shtoi tutje Matoshi.
Nëse parashikimi i Matoshit qëndron, atëherë i bie që Vetëvendosja e Albin Kurtit do të bjerë deri në rreth 30% të votave.





