9.4 C
Mitrovice
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img

Mungesa e materialit për hemodializë, Bajrami: Kurti dhe VV, qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për mungesën e materialit për hemodializë, duke thënë se largimi i Qeverisë Kurti është urgjencë qytetare.

Postimi:

Edhe hemodializën e kanë lënë pa material – kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit.

Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvillu negociatat në restoranin ‘Bukë e Zemër’ të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka leju vartësit e tij me i lidhë mbi 2400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë Euro, po ky që ka leju që energjia e importuar gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por direkt nga NOA, që disa javë po raportohet që e ka lënë SHSKUK dhe qendrat e tjera pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës.
Sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit.

Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen sepse për ta nuk është me rëndesi shteti nuk është me rëndesi qytetari, ata qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat e tyre.
Largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare – sa me parë aq më mirë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT