Çështja e rezervës shtetërore, konkretisht ngritja e aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre personave të tjerë, ishte njëra ndër temat e shumta që u diskutuan me mysafirët e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ora 7”.
Sipas ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri në mesin e të akuzuarve do të duhej të ishte edhe Albin Kurti.
“Sepse të gjitha vendimet për rezervat shtetërore janë të iniciuara e të nënshkruara nga kryeministri Albin Kurti”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Retkoceri tha se Kurti ishte i ftuar si dëshmitar nga Prokuroria Speciale, por që kishte refuzuar të paraqitej.
“Por, po të shkonte ai do të përfundonte si i dyshuar”, deklaroi ish-aktivisti i LVV-së.
Në rastin e njohur si “Rezerva Shtetërore”, Hajdari dhe tre të akuzuarit e tjerë e kanë dëmtuar buxhetin e vendit për afro 3 milionë euro.


