11.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
spot_img

Krasniqi: Mitrovica duhet të shkojë në rivotim, rezultatet e raundit të dytë tregojnë dyshime të forta për manipulim

Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se rezultatet e raundit të dytë në Mitrovicë ngrehin dyshime të forta për manipulim të procesit zgjedhor. Faktet janë kokëforta.

Ai ka përmendur disa fakte për këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se edhe menaxhimi institucional ka qenë i papranueshëm.

“Rezultatet e raundit të dytë në Mitrovicë ngrejnë dyshime të forta për manipulim të procesit zgjedhor. Faktet janë kokëforta: 1. Exit poll-i nuk përputhet me rezultatet zyrtare – vetëm në Mitrovicë. 2. Pjesëmarrja më e madhe se në raundin e parë – ndër komunat e mëdha, vetëm në Mitrovicë. 3. Kandidati i vetëm që ka marrë më pak vota se në raundin e parë – sërish vetëm në Mitrovicë. 4. Fletëvotime të gabuara që nuk i përkasin vendvotimit”, ka shkruar ai, duke përmendur edhe gabimet në menaxhimin institucional.

“Përtej fakteve zgjedhore, menaxhimi institucional ka qenë i papranueshëm: 5. KQZ u ngut ta shpallë “gabim teknik” pa hetim paraprak. 6. Kompania e shtypjes mori përgjegjësinë brenda pak orësh – pa asnjë verifikim serioz. 7. Prokuroria u mjaftua me deklarata të kompanisë. 8. Tenderi u dha si kontratë njëburimor, ndonëse kishte kohë të mjaftueshme për konkurrencë. 9. Kompania ka lidhje të njohura me eksponentë të partisë në pushtet. 10. Shteti dhe burimet publike janë keqpërdorur për qëllime elektorale – kush e përdor aparatin shtetëror për pushtet, mund ta përdorë edhe për vota. Mitrovica duhet të shkojë në rivotim për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe demokracinë. Nëse e pranojmë këtë si “gabim teknik”, nesër asgjë s’do të garantojë që vota jonë vlen. Po bëjmë regres, për të për të mbrojtur diçka që e kishim tejkaluar: zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT