Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit, lidhur me skandalin me rezervën shtetërore.
“Kur në vitin 2020-21 i patëm zbuluar keqpërdoruesit e fondeve të Ministrisë së Bujqësisë, në koordinim me fermerët e vërtetë, policinë dhe prokurorinë, ku 11 zyrtarë përfunduan në pranga, e gjithë VV-ja u patën vërsulë me më quajt “hajn”. Për mua kjo ka qenë ndër ditët më të lumtura të jetës sime profesionale për 2 arsye: 1. nisa i pari pastrimin e bujqësisë nga kriminelët dhe 2. zbulova që VV ishte në përkrahje të tyre”, ka shkruar Mustafa.






