Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.
“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”.





