Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka deklaruar se në Mitrovicë ka nisur procesi i verifikimit dhe numërimit të votave, pas dyshimeve për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.
“Aktualisht ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit, dhe jemi duke e vëzhguar nga afër zhvillimin e tij,” ka thënë Gashi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Wshtë ndërruar Prokurori i rastit të dyshimeve për parregullsi me votat në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.Lajmin e ka konfirmuar U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Ai tha se është informuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për këtë ndryshim.Në vend të prokurorit Shpëtim Peci është caktuar Sahit Tmava.
Numërimi i votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.Ndërkaq, Prokuroria ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave në këtë komunë, pas dyshimeve për parregullsi.






