8.1 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmaur për Telegrafin, zëdhënënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Edhe pse partia e Ramush Haradinajt ka vetëm pesë deputetë – një më pak se numri minimal i kërkuar prej gjashtë anëtarësh për të krijuar një grup parlamentar – ajo e ka siguruar këtë përmes mbështetjes së deputetes Duda Balje.

AAK ishte në koalicon parazgjedhor me Nismën por Fatmir Limaj kishte vendosur të largohet nga kjo parti, duke tentuar të lidh marrëveshje koalicioni me LVV-në, si tentim për formimin e qeverisë.

Me bashkimin e saj, AAK ka përmbushur kushtin e nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend.

Balje me SDU-në ka marrë një mandat apo 0.32% të votave./Periskopi/

TË FUNDIT

TË FUNDIT