9.5 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Ndalimi i numërimit të votave në Mitrovicë, gjithçka çfarë dihet deri më tani

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se procesi i numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është pezulluar, pasi po verifikohen parregullsitë e raportuara në disa fletëvotime.

Në njoftimin e fundit, Prokuroria ka bërë të ditur se pezullimi është bërë për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa prej fletëvotimeve, çka ka ngritur dyshime fillestare për një gabim teknik, por edhe pretendime për manipulim të qëllimshëm.

“Për këto arsye, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në njoftim.

Hetimet po vazhdojnë me qëllim që të sqarohet plotësisht nëse bëhet fjalë për një gabim teknik gjatë shtypjes së fletëvotimeve apo për një manipulim të qëllimshëm.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, është konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve është shfaqur një problem me kodin e vendvotimit, si rezultat i një defekti teknik në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile.

KQZ-ja ka njoftuar se ka komunikuar me kompaninë që ka shtypur fletëvotimet, e cila ka pranuar mundësinë e një defekti teknik dhe ka premtuar se në ditët në vijim do të dërgojë një sqarim zyrtar mbi rastin.

Sipas KQZ-së, numri total i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë, ndërsa për çdo vendvotim fletëvotimet kanë numra serikë që përputhen me listat amë të verifikuara në komunat përkatëse.

TË FUNDIT

TË FUNDIT