9 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Hill: Ishte e pamundur të kërkoje persononin përgjegjës të UÇK-së, ekzistonin grupe të ndryshme

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, diplomati amerikan, Christopher Hill është pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse atë kohë ai besonte se ekzistonte nje Shtab i Përgjithshëm për UÇK-në, gjë për të cilën ai tha se më shumë ishte përpjekje e disa personave për të treguar s’e ekziston një ushtri që t’i merrnim seriozisht.

“Mendoj se më shumë ishin përpjekje për të treguar që ekziston një ushtri në mënyrën tradicionale dhe ishte thjesht një përpjekje nga ana e tyre për të na treguar ne që ne kemi struktura normale politike ushtarake dhe se ne duhet t’i merrnim seriozisht. Sidoqoftë ne nuk morrëm asgjë prej tyre. Më shumë personat përpiqeshin t’na tregonin se ishin më të rëndësishëm seç ishin në realitet.”

Mbrojtja: Në këtë pikë a mendonit ju se UÇK ishte një strukturë vertikale me organizim hierarkik?

Hill: Jo

Mbrojtja: Kush ishte figura më e rëndësishme e UÇK-së?

Mbrojtja i shfaq një fragment të një libri të Shalës:

“Të kërkoje personin përgjegjës ishte e pamundur, ekzistonin grupe të ndryshme. Ishin disa persona. Kishte komandant të ndryshëm zonash. Pra nuk mendoj se ekzistonte një numër i vetëm telefoni satelitor që ne mund ta thërrisnim. Ishte kaq e vështire të flisje me këta persona të ndryshëm. Filluam të kuptonim se ekzistonte më shumë se një politikë..”

Mbrojtja: A përputhet kjo me vlerësimin që keni bërë aso kohe

Hill: Ky fragment përputhen tërësisht dhe pasqyronte frustrimin tonë për faktin që s’po gjenim një person me të cilin të komunikonim. Bëhet fjalë për periudhën e fundit të verës 1998.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT