9.8 C
Mitrovice
E hënë, 10 Nëntor, 2025
spot_img

Në automjet i KFOR-it praptohet në veri, tre të lënduar

Një vetëaksident ka ndodhur rreth orës 14:20 afër Sllatinës, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ku një automjet i KFOR-it amerikan është përmbysur. Tre persona janë lënduar dhe rafiku në zonë është ndërprerë përkohësisht në një drejtim.

Sipas raportimeve të portalit KoSSev nga vendi i ngjarjes, në automjet ndodhej një person, që dyshohet se ka marrë lëndime.

Komandanti i njësisë së trafikut për veriun, Munish Adviu, ka konfirmuar se njësitë policore janë dërguar për hetim dhe ka shtuar se trafiku është ndërprerë përkohësisht për të mundësuar inspektimin e vendit të aksidentit. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për momentin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT