0.9 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Arian Tahiri e uron Faton Pecin për fitore: Rezultati është vullnet i qytetarëve

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka thënë se rezultatin e balotazhit e sheh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për të cilët ka thënë se shpreh vullnet dhe mirënjohje.

Tahiri ka thënë se e uron Faton Pecin për fitoren në këto zgjedhje.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen, e shoh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës. S’kam pasur komunikim me Pecin, por do ta uroj edhe atë… po e uroj “, ka thënë Tahiri.

Në fund, lidhur me ankesa e parregullsi, Tahiri ka thënë se po merren ekipet dhe se do të vazhdojnë të merren me ato çështje.

“Për ankesa e fakte ekipet po i grumbullojnë dhe ajo pjesë do të vazhdojë”, ka thënë Tahiri, në Rtv Dukagjini.

TË FUNDIT

TË FUNDIT