10.9 C
Mitrovice
E diel, 9 Nëntor, 2025
spot_img

Exit-Polli i Klan Kosovës, Kelmendi jep detaje: Ka komuna që janë mbyllur, por ka komuna ku do të vlejë secila votë

Gazetari Adriatik Kelmendi ka treguar disa detaje për Exit Polli-n e PIPOS, i cili do të shfaqet sotne në ora 19:00 në Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se në disa komuna gara është e mbyllur, por në disa tjera është e hapur.

“Në disa komuna ka qenë garë e qartë, e mbyllur ndoshta që nga mëngjes, në disa të tjera ka dinamika që ia vlen të përcjellën deri në momentin e fundit”, ka thënë Kelmendi.

Ai nuk ka treguar gjithë emrat e komunave ku është realizuar Exit Polli, por ka thënë se trendi ka qenë stabil gjatë gjithë ditës.

“Gjatë ditës janë bërë disa prerje, një para orës 12, pastaj edhe të tjera siç vazhdohet me dinamika dhe ka pasur lëvizje të vogla”, është shprehur ai.

Kelmendi ka vlerësuar se në disa komuna gara është shumë e ngushtë.

“Edhe sot duhet ta kuptojnë qytetarët se secila votë në disa komuna mund të vlejë. Ka komuna që janë mbyllur, por ka edhe prej atyre komunave që ne do t`i shfaqim në ora 19, në të cilat mund të vazhdojë gara deri në votuesin e fundit”, ka thënë Kelmendi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT