10.9 C
Mitrovice
E diel, 9 Nëntor, 2025
spot_img

Hamza me një thirrje për mitrovicasit: Dilni votoni dhe vendosni për Mitrovicën

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ftuar sërish qytetarët e Mitrovicës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ai ka bërë me dije se sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se sot duhet të voton secili qytetar i kësaj komune.

“Qytetarë të dashur, Tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën! Juve që ende nuk keni votuar, ju ftoj të dilni dhe ta ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për qytetin tonë. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë! Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën!”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT