10.9 C
Mitrovice
E diel, 9 Nëntor, 2025
spot_img

Mitrovica në top treshen e komunave me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri tash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon rifreskimin e të dhënave për numrin e votuesve që kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 13:44, më së shumti votues në përqindje që kanë kryer obligimin janë ata në Junik, ku nga 4,851 sa kanë të drejtë vote, kanë votuar 1,377 qytetarë ose 28,39%.

Në vendin e dytë deri tash me më së shumti votues është Obiliqi, ku nga 26,210 persona me të drejtë vote, kanë votuar 5,658 qytetarë ose 21,59%.

Kurse, Mitrovica është në vendin e tretë, ku nga 84,715 qytetarë me të drejt vote, kanë votuar 15,078 persona ose 17,80%.

Kurse, në kryeqytet nga 222,418 persona me të drejtë vote, kanë votuar 39,070 qytetarë ose 17,57%.

Ndërsa, nga 51,110 qytetarë me të drejtë vote në Fushë Kosovë, kanë votuar 16,92%./Indeksonline

TË FUNDIT

TË FUNDIT