13.1 C
Mitrovice
E diel, 9 Nëntor, 2025
spot_img

Voton Kurti: Në këtë fushatë kam punuar në tri ndërrime, anembanë Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka votuar në Prishtinë.

Kurti para mediave ka thënë se ka besim që gjithçka do të shkojë mbarë e mirë sot.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Unë posa votova në Prishtinë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe për katërvjeçarin në vijim.

Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë. KQZ i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe komisionarët e vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit. Në këtë fushatë unë kam punuar në tri ndërrime anembanë Kosovës dhe jam përpjekur të vazhdoj përgatitjet për zgjedhjet, sepse zgjedhjet lokale janë jo më pak të rëndësishme se ato qendrore”, tha Kurti. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT