8.9 C
Mitrovice
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
spot_img

Shala: Fabrika e Feronikelit është mbyllur, goditjen përfundimtare e mori nga politikat e Qeverisë Kurti

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka bërë me dije se gjatë qeverisë Kurti industria e rëndë ka pësuar goditje të shumta.

Ai ka vlerësuar se si rezultat i këtyre politikave të qeverisë Kurti është mbyllur edhe fabrika e Feronikeli në Drenas, e cila ishte i vetmi prodhues final i metaleve Fe-Ni.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se goditjen përfundimtare kjo fabrikë e mori nga politikat e qeverisë në raport me tregun energjetik me çmime të larta.

“Goditjen më të rëndë tani po ia jep industrisë së rëndë mimerare nxjerrëse dhe përpunuese, pra edhe asaj sasie të pakët të prodhimit vendor që e kemi. I vetmi prodhues final i metaleve Fe-Ni, eksportuesi më i madh ndër vite në nivel vendi, gjigandi i punëtorëve me mbi 1000 të punësuar – Feronikeli në Drenas – është mbyllur. Vendimi i fundit i këtij gjiganti është largimi nga puna i 358 punëtorëve të rregullt. 358 familje të Drenasit tim sot janë në rrezik ekzistencial. Këto familje, e shumë tjera nga ky rajon, dikur i dhanë Kosovës lirinë dhe shtetin që nuk e kishim kurrë. E sot shteti, përmes kësaj qeverie, po u jep varfëri dhe skamje”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Jemi dëshmitarë tashmë se kjo kastë udhëheqëse, qytetarëve iu ofron vetëm lemoshë sociale në vend të mbështetjes ekonomike. Është e vërtetë dhe e pamohueshme se që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, qasja ndaj Feronikelit ka qenë tendencioze dhe armiqësore, përmes institucioneve të vartësisë si KPMM e të tjera. Goditjen përfundimtare, megjithatë, industria e rëndë e mori nga politikat e qeverisë në raport me tregun energjetik me çmime të larta. Kjo do t’i kushtojë jo vetëm Drenasit e Drenicës, por gjithë Kosovës. Drenica është e kalitur për t’u përballur me goditje të ulëta si këto tani të qeverisjes Kurti në ikje. Diçka që totalisht e papranueshme është çasja e Kurtit; mbyllja e fabrikave industriale prodhuese, ndërsa nga ana tjetër Kosovës i sjell investitorë të burgjeve dhe kampeve për kriminelë evropianë”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT