Pak ditë para balotazhit në 18 komuna gjithandej Kosovës, kryeministri në detyrë po mundohet që t’ua rikujtojë studentëve se 100 euro po i marrin prej tij dhe këtë ta mbajnë mend para zgjedhjeve.
Lajmin për këto 100 euro qeveria në detyrë dhe jolegjitime e Kurtit e kishte dhënë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ndërsa tash para balotazhit do të ekzekutohen.
Gjatë të enjtes, Zyra e Kryeministrit u ka dërguar mesazh studentëve duke i lajmëruar që janë kualifikuar si fitues të shtesës 100 euro.
“Te dashur studente, Me lejoni te ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mire se ju jeni kualifikuar si perfitues te shteses se njehershme prej 100 EUR. Me qeverine tone, studentet gjithmone do te kene mbeshtetjen e shtetit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Zyra e Kryeministrit. /gazetametro.net






