Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
Presidentja Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke e cilësuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara si strategjik dhe thelbësor për suksesin dhe stabilitetin e vendit.






