Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë Glauk Konjufcën.
Limaj tha se VV e ka propozuar Konjufcën për kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e balotazhit), edhe pas të dielës.
“Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem”, tha Limaj në Klan Kosova.






