7 C
Mitrovice
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img

Propozimi i Konjufcës nga Kurti për mandatar dhe takimet me partitë, Osmani del në ora 19:00 para mediave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të zhvillojë konferencë për media sot duke filluar nga ora 19:00.Këtë konferencë, Osmani do ta mbajë pas takimeve që ajo ka zhvilluar gjatë ditës së sotme me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Po ashtu, një takim me Osmanin, i është propozuar edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, porse ky i fundit nuk ka shkuar pasi që i njëjti ka qenë në aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh.

Ndryshe, takimet e sotme të Osmanit, janë zhvilluar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për kryeministër, pasi që lideri i kësaj partie, Albin Kurti, me 26 tetor, dështoi t’i marr votat e nevojshme.

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për nesër

TË FUNDIT