7 C
Mitrovice
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img

Milazim Krasniqi: Opozita suksesin e ka arritur me faktin që Kurti është eliminuar

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se ajo pjesë e opozitës që ka qenë e gatshme ta votonte Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit kryeparlamentar, do të duhej ta shqyrtonin mundësinë që të dytin e VV-së ta votojnë edhe për kryeministër.

Ai ka bërë me dije se opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Albin Kurtin e ka eliminuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës.

“Ajo pjesë e opozitës që kanë qenë të gatshëm ta votonin Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, do të duhej ta shqyrtonin mundësinë e ta votojnë Glaukun si kryeministër. Opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Kurti është eliminuar. Qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës dhe të jetë në fuqi deri në prill 2026. Edhe brenda LVV do të mund të fillonin rirreshtime e fërkime”, ka shkruar Krasniqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT