6 C
Mitrovice
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img

U propozua për mandatar, Konjufca i thur lavde Kurtit: Ke qenë dhe do të mbetesh më i miri

I mandatuari i dytë i VV-së për Kryeministër, Glauk Konjufca me të marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të partisë, e nisi duke i thur lavde Albin Kurtit.

Ai i tha Kurtit se ka qenë dhe do të mbetet Kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova.

“Populli shumë shpejt që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se në vitin 2021. Padyshim që ke qenë dhe do të mbetesh K më i mirë që ka pasur Kosova”, tha fillimisht Konjufca.

Si dje më kujtohet kur vet e propozova Kurtin për mandatar, dhe ai sot po më propozon mua. Albin Kurti është më i votuar. Aq sa e ke gëzuar popullin me gjithë këtë mbështetje, me të njëjtën masë ke ngritur shumë frikë te kundërshtarët politikë, të cilët u bashkuan të ta pamundësojnë krijimin e një qeverie. Nuk ka forcë që e ndalë lidhmërinë e popullit tonë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha tutje Konjufca.

“Nën udhëheqjen e Kurtit shteti pati arritje të mëdha, prej buxhetit të shtetit që e morëm me 2.4 milionë euro në 2021, e tash kemi arritur me buxhetin e ri të propzuar prej 4 miliardë eurosh”, tha Konjufca në mbledhjen e Këshillit të VV-së.

“E kemi një pozitë të cilën e kemi. Këtë e zgjedh populli, nuk e zgjedhim ne. Nuk mund ta modelojmë siç duam ne, se po të mundnim se s’do të kishim demokraci. Por e di që në çdo shtet serioz, pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Pikërisht tash dhe ky është momenti në Kosovë. VV po e bën kompromisin e vet, më shumë se kaq nuk ka mundësi, nuk ka mundësi sepse ne op e prezentojmë një qeveri në të cilën s’është Kryeministër Albin Kurti, e ky është kompromis i madh për VV-në, ama tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha tutje ai.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për nesër

TË FUNDIT