7.7 C
Mitrovice
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img

Kurti i shkon Osmanit pa paralajmërim në zyrë

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar pa paralajmërim me Presidenten Vjosa Osmani, ka mësuar Demokracia.com.

Deri rreth orës 03:00 në mëngjes, Albin Kurti ka qëndruar në Mitrovicë. Ndërsa, tani pas orës 10:00 ka hyrë në një takim të paparalajmëruar te një e Mitrovicës, përkatësisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani.

Ky takim vjen pas disa ditësh nga një mbledhje e mëparshme e organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan së bashku për të diskutuar ngërçin politik në vend.

Lëvizjes Vetëvendosje nga sot e martë i ka mbetur edhe një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

TË FUNDIT

TË FUNDIT