Pas reshjeve në fillim të javës së parë të nëntorit, po paraqiten kushte të motit më stabil nga dita e mërkurë. Do të ketë më shumë kthjellim e diell, duke shkuar kah fundjava e ardhshme.
Temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare, por mbesin lehtazi sipër, me maksimale deri në 14C e 15C. Edhe ato minimale pas një rënie deri në 0C, pritet të shënojnë rritje në 4C e 5C.


