17.5 C
Mitrovice
E hënë, 3 Nëntor, 2025
spot_img

“Rrezohet koalicioni Xhafer Tahiri – Sylejman Meholli, kryesia e LDK-së në Vushtrri: Nuk i nënshtrohemi pazareve politike”

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka dalë me qëndrim kundër çdo marrëveshjeje që bie ndesh me Statutin e partisë dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore.

Deputetja e LDK-së, njëherësh anëtare e Kryesisë Qendrore dhe nënkryetare e Degës në Vushtrri, Rreazara Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se së bashku me ish-kryetarin e Degës, dr. Hysni Gërguri, ka zhvilluar një takim me strukturat lokale të partisë për të analizuar situatën politike të krijuar.

Ajo ka theksuar se nga takimi u shpreh qëndrim i qartë dhe i bashkuar se:

“Çdo veprim apo marrëveshje politike që bie ndesh me Statutin e LDK-së dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së në Vushtrri.

LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike, as marrëveshjeve të bëra në kundërshtim me interesin e qytetarëve.

LDK do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë, të zhvillimit e të dinjitetit të saj, jo pjesë e kalkulimeve që dëmtojnë qytetin tonë dhe strukturat tona.

LDK qëndron fuqishëm për qytetarët, për Vushtrrinë, për Kosovën!”

TË FUNDIT

TË FUNDIT