10.3 C
Mitrovice
E diel, 2 Nëntor, 2025
spot_img

Matoshit i ‘dhimbset’: Kurti e ka zor, mos kofsha në lëkurë të tij se ka siklet të madh

Analisti politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi hapjen e fushatës për zgjedhjet e balotazhit, të cilat do të mbahen në fund të javës së ardhshme, me 9 nëntor.

Matoshi tha se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti e ka zor, mos qofsha në lëkurë të tij se ka siklet të madh dhe se partia e tij është në rënie.

“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka zor, mos kofsha në lëkurë të tij se ka siklet të madh. Partia e tij është në ramje, zgjidhje vendit nuk i ka dhanë. Në zgjedhjet lokale nuk është aq keq se i ka fitu tri komuna pa balotazh, i ka edhe dy komuna të cilat i ka lehtë të fitueshme, Gjilani edhe Fushë Kosova. Të tjerat unë mendoj që nuk e merr asnjë”, shtoi tutje Matoshi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT