Në hapje të fushatës për balotazh, Albin Kurti kërcënoi hapur qytetarët që nuk votojnë kandidatë nga radhët e VV-së për kryetar komunash, duke paralajmëruar se nuk do të ndajë buxhet për të tjerët.
Duke folur për planin qeveritar prej 1 miliard euro investime në komunat e vendit, Kurti theksoi se këto mjete nuk do të ndahen për të gjithë njësoj, por vetëm për ata që, sipas tij, “dinë të punojnë dhe nuk vjedhin.”
“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk ka investime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës”.






