Deputetja Duda Balje u është drejtuar qytetarëve duke thënë se kushdo që ka ndonjë provë që ajo ose ndonjë anëtarë i familjes së saj, i kanë bërë diçka të keqë shtetit apo ndonjë individi, ta raportojnë tek institucionet përgjegjëse.
“Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time. Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet”, ka shkruar Balje.






