4.8 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Tragjeditë që tronditën familjen Aliu, babë e birë ndërruan jetë brenda jave

Trupi i 23 vjeçarit, Shqipdon Aliu, dyshohet se është gjetur sot në Gadime. Aliu ishte zhdukur para një jave nga shtëpia e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tregoi se trupi i pajetë është gjetur në një gropë në fshatin Gadime.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Hoxha për Express.

Aliu ishte zhdukur që nga data 14 tetor. Mirëpo lajmet e këqija për këtë familje pati edhe ditë më parë.

Vetëm para disa ditëve kjo familje në pritje të Shqipdonit ishte goditur nga vdekja e babait të tij.

Katër ditë pasi që ishte zhdukur vdiq Nevzat Aliu, babai i Shqipdonit. Atij nuk i kishin treguar për zhdukjen e djalit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Shqipdoni ishte nisur me një furgon nga Lipjani që të takohej me të dashurën e tij në Prishtinë. Ai kishte për qëllim që të dashuren ta njoftonte me babain, i cili po vuante nga kanceri.

Sipas asaj që i kishin thënë Expressit nga fshat i tij, Shqipdoni ishte një djalë i qetë dhe nuk kishte sjellur kurrë probleme në shtëpi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT