Analisti Berat Buzhala deklaroi se Kurti ka pirë kafe mëngjesin e djeshëm me Limajn, në tentim për formimin e qeverisë së re.
“Ke pi kafe me Fatmir Limajn në qat sabah…Tash masi nuk pranoi Fatmiri, po i thonë kriminel këta argatët e Kurtit…”, tha Buzhala në Pressing.
Buzhala tha se Vetëvendosja ka hy në Kuvend me shiku se “çka po ndodh”, duke e ditur që nuk i ka numrat.
Gjithashtu u diskutua edhe fakti që Kurti kishte nëntë muaj kohë për formimin e qeverisë, e që s’u bë sot.






