8.9 C
Mitrovice
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img

Reshje shiu, IHMK: Në disa zona priten vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se reshjet e shiut, të cilat kanë filluar gjatë orëve të para të ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim me intensitete të ndryshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thekson se në disa zona pritet të ketë vërshime të shpejta, sidomos në rrjedhat lumore me karakter malor.

“Probabiliteti për tejkalimin e pragut të reshjeve për periudhën dyvjeçare është 47%, ndërsa për periudhën pesëvjeçare është 25% brenda dy ditëve të ardhshme. Zona më e prekur parashikohet të jetë pellgu i lumenjve Sitnicë (Zona e Prishtinës), Morava Binçës, Drini Bardhë (Ereniku, Lumi i Istogut, Klina, Mirusha) dhe Lepenci”, thekson Instituti.

Sipas njoftimit, nuk priten përmbytje të mëdha, për shkak të kushteve të thata që kanë ulur nivelet e lumenjve.

Instituti i bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve për vëmendje të shtuar në këto zona gjatë periudhës së reshjeve intensive.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT