11.1 C
Mitrovice
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img

E krahasojnë me Thaçin, Tahiri: Ndjenjë e mirë, mundohem të prezantoj veten çdo herë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka theksuar se për të është ndjenjë e mirë kur e krahasojnë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai deklaroi se gjithmonë tenton të prezantojë veten dhe personalitetin e tij, pavarësisht krahasimeve me Thaçin.

“Unë jam origjinal, tentoj të jem origjinal, tentoj të përfaqësoj dhe të prezantoj tërësisht veten time”, tha Tahiri.

“Por përndryshe, krahasimi me presidentin Hashim Thaçi është një ndjenjë e mirë, kam marrë komente të tilla nga shumë miq dhe nga shumë persona të jetës publike në Kosovë”, shtoi ai.

Tahiri, ka theksuar se do të shkojë në New York pasi ka marrë ftesë nga senatori amerikan David M. Carr për inaugurimin e rrugës “Isa Boletini”.

Ai deklaroi se do të marrë pjesë me kënaqësi, duke vlerësuar senatorin Carr për punën dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Kam marrë një ftesë, personalisht kam qenë edhe më herët dhe e kam mik senatorin që ma ka dërguar ftesën, David M. Carr. Konkrisht, ftesa është për rrugën ‘Isa Boletini’ në New York të SHBA-ve”.

“Do të shkoj me shumë kënaqësi. Jam i nderuar që do të jem në këtë event shumë të rëndësishëm. Unë senatorin e kam mik, kam qëndruar me të kur kam qenë në New York. Ai mbron dhe promovon vlerat e qytetarëve shqiptarë atje”, sqaroi ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT