11.1 C
Mitrovice
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img

Behrami: Albin Kurti sot u dorëzua, është i mbështetur mbi murin e urrejtjes

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, është dorëzuar sot.

Behrami tha se i pari i ekzekutivit në detyrë tërë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike.

“Albin Kurti sot u dorëzua! Sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur! Kurti është i mbështetur mbi murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit.”

“Ky mur ka filluar të shembet! Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur! Por dielli po lind përsëri!”, ka thënë Behrami.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka dështuar të formojë Qeverinë e ti të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në fjalën e tij para deputetëve, ai u bëri thirrje që të votojnë në interes të popullit dhe të mbështesin formimin e Qeverisë.

Por, pas paraqitjes së listës së ministrave, Qeveria “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për. Ky rezultat ishte i pritshëm, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin deklaruar më herët qëndrimin e tyre kundër bashkëpunimit apo koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të njëjtat qëndrime mbetën të palëkundura edhe sot. Tashmë pritet që presidentja Vjosa Osmani t’i thërrasë partitë politike për takime konsultative brenda afatit kushtetues dhe ligjor.

Në rrethanat aktuale, pas tetë muajsh bllokadë politike, mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare duket e pashmangshme./Klankosova.tv

TË FUNDIT

TË FUNDIT