11.1 C
Mitrovice
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img

Gruda: Sot doli që Kurti s’i ka votat – Koha për zgjedhje të reja

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar pasi dështoi t’i marë votat kabineti i prezantuar nga Kurti.

Gruda tha se tashmë është koha për zgjedhje të reja, e për stabilitet dhe dinjitet.

Postimi i plotë:

Albin Kurti për nëntë muaj me radhë përsëriste: “më testoni, a i kam votat për qeveri.” Sot u testua, dhe doli që s’i ka!

Për nëntë muaj rresht, u shkrua dhe u shkel Kushtetuta si kurrë më parë, vetëm për ta mbajtur në pushtet me çdo kusht.

Megjithatë, sot u vërtetua ajo që ne e kemi thënë që në fillim: PDK kishte të drejtë, kjo qeveri nuk kishte shumicë, as legjitimitet.

Tani është koha për zgjedhje të reja dhe për një qeveri që i jep vendit stabilitet, zhvillim dhe dinjitet.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT