6.3 C
Mitrovice
E martë, 21 Tetor, 2025
spot_img

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë

Pas zhurmës së koalicionit VV-Xhafer Tahiri në Vushtrri, ku LDK-ja ngarendi menjëherë të thotë se nuk pati leje nga qendra për këtë marrëveshje, gazetari Valon Syla tha se kjo parti po zhgënjen.

Syla tha se po vërehet një lloj flirti mes VV-së e LDK-së, ndërsa qendra e partisë së Lumir Abdixhikut po reagon në mënyrë letargjike, sikur për rastin e sotëm në Vushtrri.

“Ky rugovizmi po na del diçka marakli i marksistave. Ndërsa Fryma Abdixhikiane, pafuqishëm reagon kundër nga qendra mas një loje playstation”, shkroi Syla në Facebook.

Gjithashtu, ai ngacmoi paksa LDK-në, duke thënë se ndoshta është mirë që të kalojnë krejtësisht në Vetëvendosje.

“A po dilni kadale në VV krejt se na keni lodhë. Tash analistat e shumtë të LDK’së dalin me një teori që PDK i ka fajet pse LDK doli andej”, tha Syla më tej.

LDK-ja tha se nuk i kishte dhënë leje Xhafer Tahirit ta bëjë marrëveshjen e sotme, të cilin madje e nënshkroi në prani të Albin Kurtit në qendër të Vushtrrisë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT