15 C
Mitrovice
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img

‘Albin Kurti e ka ankth Hashim Thaçin, i paraqitet edhe në ëndërr’

Në një debat televiziv Argjend Softolli, analist është shprehur se ish-presidenti Hashim Thaçi është ankth për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ku sipas analistit këtij dhe disa të tjerëve në Kosovë e Ballkan, iu paraqitet në ëndrra, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Softollit kush del kundër kësaj proteste, është në një sinkron me Gjykatën Speciale në Hagë, ku ka përmendur tre emra si kryesor.

“Albin Kurti, dhe disa të tjerë në Ballkan dhe në Kosovë, e kanë ankth Hashim Thaçin. Në ëndërr iu paraqitet Hashim Thaçi. Nuk ka UÇK pa Hashim Thaçin. Kur fol kundër Hashim Thaçit, fol kundër UÇK-së. Ne do të duhej të merrnim pjesë në atë protestë, sepse bëhet fjalë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, kushdo që del kundër protestës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është e qartë se është në sinkron me Gjykatën Speciale, dhe tre njerëzit kryesor në Ballkan janë në sinkron kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata dihen kush janë. Janë Albin Kurti, Vuçiqi dhe Mickoski”, u shpreh Softolli në emisionin “Ora Shtatë”.

Duke folur për protestën në Tiranë analisti shprehet se nëse do të dështonte, qartazi Serbia do ta përdorte dhe do të thoshte, ‘shiko, nuk është protestë për UÇK-në, është protestë e vogël’./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT