13.4 C
Mitrovice
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img

Bastisje në 9 lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan, Prokuroria Speciale jep detaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur një operacion policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit ku po kryhen bastisje në 9 lokacione, shkruan Reporteri.net.

Hetuesit po zbatojnë urdhër të Gjykatës për bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për vepra penale si rrezikim i personelit të OKB-së, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar. Operacioni po mbështetet nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës dhe po zhvillohet sipas Kodit të Procedurës Penale.

Njoftimi:

Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT