8.6 C
Mitrovice
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img

‘U shndërrua në një cirk’, Dafina reagon egër për xhirimet në varrimin e vëllait të Gjestit

Ngjarja tragjike e vdekjes së vëllait të reperit Gjesti nuk solli vetëm dhimbje e tronditje, por edhe skena që kanë shkaktuar indinjatë të madhe publike. Këto pamje dhe kjo sjellje e papërgjegjshme nuk kaluan pa reagime, e një nga to ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, që u shpreh e revoltuar nga ajo çfarë pa, shkruan Gazeta Metro

Sjelljet e tilla Zeqiri i ka quajtur absurde, çnjerëzore dhe jashtëzakonisht mosrespektuese, ku tha se këtë moment e shndërruan në cirk.

“U shokova kur pashë njerëz duke regjistruar me iPhone në një funeral. Dhe të ashtuquajtur ‘VIP-a’ duke dhënë intervista e mburrur online për atë që u ishte thënë. Disa të ashtuquajtur gazetarë bënë pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në skenën e tyre personale. Kjo është absurde, çnjerëzore dhe jashtëzakonisht mosrespektuese. Momente që duhet të jenë private, u shndërruan në një cirk.”, tha Zeqiri

Këgëtarja nuk u ndal me kaq. Ajo bëri edhe një paralele personale, duke theksuar se këtë mësim do t’ia përcjellë patjetër djalit të saj.

“Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të rrish larg, ata që japin shembullin më të keq. Humaniteti nuk duhet kurrë të shkëmbehet për vëmendje.”, u shpreh ajo.

Në fund, këngëtarja lëshoi një mesazh të prerë për të gjithë ata që sipas saj famën e kërkojnë në kurriz të tragjedive “Vëmendja kurrë nuk duhet të vijë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër”, ylli i muzikës shqipe./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT