E premtja u kthye në ditë zie pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të këngëtarit Gjesti, i cili vdiq në një aksident të rëndë. Ai ishte vetëm 15 vjeç.
Ngjarja tragjike preku thellë familjarët, miqtë dhe komunitetin e gjerë.
Në ceremoninë e varrimit që u mbajt ditën e djeshme, ishte e pranishme edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila pas varrimit ndau një mesazh në rrjetet sociale.
“Sot, merrni një moment për t’u ndalur dhe për të vlerësuar të gjitha bekimet në jetën tuaj. Edhe ato më të voglat e meritojnë mirënjohjen tuaj,” shkroi ajo në Instagram.