3.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
spot_img

Sejdiu u drejtohet qytetarëve: Kushdo që jua përmend Serbinë, ju mban në fukarallëk

Opinionisti Dardan Sejdiu u është drejtuar qytetarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke theksuar se politika që lidhet vazhdimisht me Serbinë po pengon zhvillimin e Kosovës.

Ai tha se fokusi te Serbia shërben vetëm për të shmangur përgjegjësitë e brendshme dhe për të justifikuar mungesën e reformave që do të çonin përpara shtetin.

“Kjo Kosovë nuk ka betejë me Serbinë, secili qytetar i kësaj Republike duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, kushdo qytetarë të nderuar që jua përmend Serbinë, po ju mban në fukarallëk edhe kemi me mbet në fukarallëk, s’ka zhvillim me atë llaf”, tha ai.

“Kjo është mënyra e vetme për t’i ikur përgjegjësisë për ta zhvilluar Kosovën, nuk ka mënyrë tjetër”, deklaroi ai në Rubikon.

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për nesër

TË FUNDIT